Dobroshti

Pozita gjeografike
Nė kilometrin e 15-tė tė aksit rrugor Tetovė - Glloboēicė qė kap anėn verilindore tė Tetovės, gjendet fshati Dobrosht. Nė bazė tė ndarjes sė re teritoriale i takon komunės sė Tearcės, ku ka dy kėshilltarė komunal.
 

Harta
Tė dhėnat kryesore
Komuna: | Komuna e Tearcės
Koordinatat: 42° 6' 12N, 21° 4' 40E
Lartėsia (m.): 494 metėr m.n.d.
Sipėrfaqja: XXX km²
Popullsia: Afėr 5'000 (1993)
 
Grupet etnike: Shqiptarė (97 %)
Maqedonas (3 %)
 
Grupet fetare: Musliman sunitė (97 %)
Krishter ortodoks (3 %)
 
Numri postal : 1211
Politikė
Kryetari: XX XX (Partia


Shtrihet nė lartėsi mbidetare 500 metra, dhe radhitet ndėr fshatrat mesatarė. Fshati numėron rreth 600 shtėpi dhe rreth 5 mijė banorė.
Si nė shumė fshatra tjerė edhe Dobroshti i ka Bashkėsinė vendore, dy xhami, dy ambulanca si dhe shumė ndėrmarrje tė ndryshme private ekonomike. Dobroshti ndahet nė Mahallėt e Lumjanėve, Trakalaēve, Haxhiallarėve, Pervisteve, Restemallarėve, Ēitakllarėve dhe Fidallaret gjithashtu ende me pėrkushtim ruan llagapet e familjeve tė cilat janė: Lumjan, Trakalaē, Ēitak, Pervist, Dibran e tjera.

Vendbanime fqinje:
Dobroshti kufizohet me Nerashtin, Gllogjėn, Odrin, Jelloshnikun, Pėrcėn, Jegunofcėn dhe | Bjeshkėt e Sharrit me Kosovėn.

Historia
Fshati Dobrosht nė histograsfinė turko-osmane tė shekulliut XV, daton prej 1453, ka pasur 48 familje, ndėrsa mė 1468 - 90 familje, por kjo nuk do tė thotė se ky fshat nuk ka ekzistuar qė mė herėt. Duhet gjurmuar se sipas shumė tė dhėnave historike nė Dobrosht ka pasur 4 kisha dhe manastire tė cilat kanė qenė nė shėrbim tė popullatės shqiptare-katolike tė asaj kohe, tė cilat njėherė edhe dėshmojnė pėr lashtėsinė dhe pėr vend varezat e ndryshme. Por, edhe nė hapėsirėn tokėsore ėshtė mjaft e pasur mė vendemėrtime siē janė: Te gjuri madh, Te mulliri (prej 5 mullinjėve sot punon vetėm njėri), Te Lamėt, Te lugjat, Kah rrojna, Kraishtet, Silistrajcat, Te shenjat, Livadhet e popit, Pefēinat, Druni i madh e shumė mikro-vendemėrtime qė janė nė interes tė shėnohen ngase ende mund tė gjenden nė gojėdhėnat e banorėve tė Dobroshtit. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, nga ky fshat janė vrarė 33 burra dhe 38 burra tė tjerė janė pushkatuar nga uniforma partizano-sllave-komuniste.

Kultura, arsimi dhe sporti

Kultura
Nė fshatin Dobrosht ka disa vite qė funksionon teatri pėr fėmijė "PINOKIO".Duhet theksuar se ėshtė njė senzacion, qė nė fshatrat e Pollogut tė gjendet njė veprimtari e tillė si e teatrit "PINOKO". Trupa teatrale e teatrit "PINOKIO", pėrbėhet nga aktorė amatorė, por kryesorja ėshtė qė nga ata zhvillohet njė art, qė nė rrethinėn tonė tė pakonkurencė ka vlerė tė madhe pėr dashamirėt e artit qė janė tė paktė nė numėr.Teatri amator pėr fėmijė u formua nė fillim tė vitit 1998 dhe deri tani ka arritur tė shfaq njė mori pjesėsh teatrale pėr fėmijė.

Arsimi
Nė shkollėn fillore qendrore "Faik Konica" tė Dobroshtit, mėsojnė 480 nxėnės nė dy ndėrrime me 19 paralele, ku drejtor i shkollės ėshtė Ramadan Azemi. Kjo shkollė pėr herė tė parė u ndėrtua nė vitin 1926 ku mėsimi ėshtė ndjekur nė gjuhėn sėrbo-kroate. Ėshtė rindėrtuar nė vitin 2000 prej Shoqatės italiane "ICRM" nė shumė prej 25 mijė euro, ku me 20 % tė mjeteve financiare ka marė pjesė edhe shkolla. Mė 13.11.2002 nė Lagjen e Poshtme, solemnisht u inagurua objekti i ri i shkollės lu do tė mėsojnė 117 nxėnės nė 5 paralele; njė fsohnjore, tri fillore dhe njė tė klasė e pėrzier nė gjuhėn maqedonase. Nė praninė e shumė mysafirėve dhe zirtarėve eminent nga vendi dhe jashtė, solemnitetin e shpalli tė hapur Ramadan Azemi- drejtor i shkollės fillore "Faik Konica". Nė kėtė solemnitet pėrshėndetėn me fjalė rasti shumė personalitete tė shquara si pėrfaqėsues nga shoqatat e ndryshme donatore pėr ndėrtimin e kėtij objekti. Shkollėn e re e lėshuan nė pėrdorim Lorens Batler-ambasador i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Maqedoni dhe Ramadan Azemi drejtor i shkollės. Objektin e ri e kanė financuar Ministria e Arsimit tė Republikės sė Maqedonisė dhe donatorėt USAID, IOM, CRS, UNCHR e tė tjerė, tė cilėve pėr kontributin e dhėnė iu ndanė mirėnjohje publike.
Kjo godinė e re paraqet gėzim tė madhpėr vogėlushėt e Lagjės sė Poshtme tė Dobroshtit, sepse mėsimet do t'i vijojnė afėr shtėpive tė tyre.
Gjithashtu me nder tė veēantė i kujtojnė mėsimdhėnėsit e parė si: Muhamet dhe Istref Mahmuti, Nexhat Pustina, Adile Pustina, Selajdin Qazimi, Enver Shala, Enver Murati, nga Dobroshti: Zelfi Aliti, Jakup Aliti, Menaf Elmazi, Kurtish Aliti, Jumni Elmazi, Selim A. Selimi, Setki Azemi e tė tjerė.

Sporti
Me ndihmėn e IOM-it para disa viteve ėshtė ndėrtuar edhe fusha sportive nė qendėr tė fshatit.
Vite me rradhė nė Dobrosht ka funksionuar vetėm njė klub fudbolli i njohur si "Slloga", klub nė tė cilin tė drejtė eksluzive pėr udhėheqje kanė pasur maqedonasit dhe ndonjė shqiptar. Ky ishte qėllimi kryesorė qė shumė aktivistė dhe dashamirė tė sportit gjatė vitit 1998 tė riorganizohen dhe klubit nė fjalė t'ia ndėrojnė emrin nga KF "Slloga" nė KF "Dobrosht 98", ku shumica dėrmuese e udhėheqėsisė ishin shqiptarė.
Ambiciet e klubit ishin tė mėdha, por kuvendi i 25 dhjetorit-1998 nė LF tė Tetovės ishte i kobshėm pėr shumė klube shqiptare dhe prej atėherė ky klub ka ngrirė aktivitetet e veta. Nė sezonin e ardhshėm klubi pėrsėri do tė riaktivizohet. KF "Dobroshti 98" ka kushte optimale pėr garim tė suksesshėm, kur dihet se disponon me terren tė fudbollit.

Ekonomia, infrastruktura dhe politika

Ekonomia
Fshati Dobrosht ka njė pėrqindje tė madhe tė banorėve qė marin ndihma sociale. Rinia e fshatit edhe pse me pėrgaditje pėrkatėse arsimore, me tė mesme dhe njė numėr simbolik me arsim fillor, nuk janė tė punėsuar apo simbolikisht janė nė administratėn shtetėrore. Si nė shumė vende tė tjera edhe nė arat e kėtij fshati qė janė mbi 5 ha, njė numėr i banorėve shfrytėzojnė kultura tė ndryshme tė bujqėsisė, por qė janė pėr nevojat familjare dhe sadopak pėr treg. Vetė shtrirja e bukur rrėzė Malit Sharr tė jep pėrshtypje se ky fshat ėshtė nė zhvillim e sipėr pėr ēka dėshmonjnė edhe shtėpitė e reja tė ndėrtuara nė kėto 5 vjetėt e fundit si dhe nuk ėshtė evidente komponenta e migracionit fshat-qytet apo diku mė larg.

Infrastruktura
Tė gjitha investimet nė infrastrukturėn e kėtij fshati kėnaqin, sepse deri tani gjithēka ėshtė bėrė me vetė kontributin e dobroshtasve, me pėrjashtim tė rrugės rajonale e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1968.
Nė Dobrosht uji pėr pije ėshtė i ndaluar nga Enti i epidemologjisė. Ai sė pari duhet tė zihet pėr tu pėrdorur dhe u mungon njė pishinė, pėr tė cilėn bashkėsia vendore ka pėrgaditur project i cili do tė kushtojė mbi 150 mijė euro, qė do tė thotė se pjesėrisht do do ta zgjedhė kėtė problem jetik.
Banorėt e Dobroshtit janė me lidhje telefonike tė rrjetit tokėsor, por ankohen se kanė nevojė edhe pėr numra tė rinj. Ndriēimi publik i kėtij fshati, siē shprehte kryetari i bashkėsisė vendore Isen Hasani, "duhet tė sanohet nė bashkėpunim me komunėn e Tearcės".
Gjithashtu, edhe pse janė instaluar dy trafostacione pėr tė cilat janė i janė mirėnjohės Nadi Sulejmanit, zėvendėsdrejtor nė Elektrodistribucionin e Tetovės, thonė se kanė nevojė edhe pėr tre tranfostacione tė reja qė besojnė se do tė hasin nė mirėkuptim tek organet pėrkatėse tė elektrodistribucionit.
Rrugicat janė tė shtruara me asfalt dhe kuti bekatoni si dhe ėshtė rregulluar sadopak kanali, i ci li shėrben pėr ujėrat e zeza qė nė vitin 1985 qė ka kushtuar rreth 2 milion marka gjermane. Aktualisht ka dy palė varreza, ato tė vjetrat dhe tė rejat

Politika
Bashkėpunimi me komunėn e Tearcės
Bashkėsia vendore e cila ka anėtarė tė cilėt janė thuajse tė gjihtė me fakultete si dhe me tituj shkencorė, kanė dy kėshilltarė komunal e i kanė tė harmonizuara qėndrimet dhe kėrkesat pėr tė mirėn e vetė fshatit, tė cilėn gjė e konfirmon edhe kryetari i kėsaj komune Llokman Elezi, i cili deklaron: "Bashkpunimi me Bashkėsine vendore dhe me komunėn e Tearcės nėpėrmjet kėshilltarėve nga ky fshat janė shumė tė mira, edhe pse fsahti Dobrosht i ka karakteristikat e veta. Pėr nevojat dhe kėrkesat jetika i kanė tė harmonizuara veprimet dhe qėndrimet qė dėshmon se edhe Kėshilli i bashkėsisė vendore thuajse tė gjitha projektet i koordinon nė interes tė ndėrsjelltė, pra komunė-bashkėsi vendore, qė bashkėrisht tė ndihmojnė nė tė mirėn e tė gjithve edhe pse presin ende investime nė rrafshin e infrastrukturės. Pėr tė ardhmen shprehin dyshim, por prapėseprap ka shenja optimizmi se do tė bėhet mirė nėse jetėsohet Marrėveshja e Ohrit. Si shumė fshatra, edhe ky fshat me banorėt e vetė shpresojnė nė ditė mė tė mira".

Personalitete
Dobroshtasit gjithmonė pėrkrahėn ēėshtjen kombėtare
Duhet veēuar se ky fshat ka dhėnė figura tė shquara nė rrafshin e shkencės, gjithashtu edhe figura tė tjera siē ėshtė plaku i urtė i konaqeve i cili i ka respektuar me pėrpikmėri zakonet shqiptare Isen Hasani, Kadri Azemi-luftėtar i vrarė nė betejat e Karadakut mė 1917, Isen Rustemi, Halil Ivaja - Koxhaku e shumė e shumė tė tjerė, ndėrsa pėr periudhėn 1940/1945 pėrmenden Ramadan Ramadani, Metė Azizi, Brahim Halimi, Llokman Lutfiu dhe Hafėz Jusuf Azemi-simbol i Ballit Kombėtar nė Luftėn e Dytė Botėrore