Kamjan

Fshati Kamjan i takon grupit tė vendbanimeve qė shtrihen nė rrėzė tė malit Sharr, nė Pollogun e Poshtėm, nė veriperendim tė Maqedonisė. Ka drejtim tė shtrirjes lindje-perėndim dhe ndodhet nė jug-perėndim tė qytetit tė Tetovės. Hapsira e Kamjanit shtrihet nė anėn e majtė tė lumit Vardar. Ajo kufizohet me Komunėt e: Tetovės, Shipkovicės, Bogovinės dhe Bervenicės. Pėrmes territorit fshatiti Kamjan kalon autostrada kryesore Shkup - Tetovė - Gostivar, si dhe paralelisht me tė kalon edhe rruga rajonale e cila i lidh komunat dhe vendbanimet qė shtrihen pėrgjat malit Sharr.

Territori i ish Komunės sė Kamjanit pėrfshinte hapsirė prej 70 km2. Dendėsia mesatare e popullatės pėrfshinė 175 banorė nė njė km2 dhe kjo pėrqindje e madhe vjen si rezultat i popullsisė sė madhe dhe teritorrit tė vogėl.

Me regjistrimin e fundit tė viti 2002 ish Komuna e Kamjanit ka pasur 15.500 banorė, numėr i cili ėshtė relativisht i lartė pėr komunat rurale. Sa i pėrket strukturės etnike tė Komunės, nė 10 vendbanime pėrgjithėsisht jetojnė popullatė Shqiptare ndėrsa dy vendbanime janė me pėrbėrje tė popullsisė Turke afėrsisht 95.3 % deri 86.8 %. Popullsia maqedonase participon me njė pėrqindje minimale dhe atė nė dy vendbanime me 1.0% dhe 0.3 %.

Nė bazė tė numrit tė popullatės ish Komuna e Kamjanit nė pėrgjithėsi pėrbėhet prej fshatrave tė mėdhenj me nga mė shumė se 800 banorė.

Pėr nga struktura e relievit 5 vendbanime janė tė rrafshta, njė ėshtė ruarale dhe 4 janė malore.

Nė kėtė rajon sundon klimė e mesme kontinentale gjegjėsisht me shumė ditė me diell gjatė vitit. Ka verėra tė ngrohta dhe pjesėrisht me lagėshti, dimra tė ftohtė dhe me borė, kurse pranvera dhe vjeshta janė me shira tė shpeshtė.

Pasi qė ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt me male dhe si pasojė e paraqitjes sė rrymave tė ngrohta dhe tė ftohta tė ajrit, nė fushėn e Pollogut vjen deri te paraqitja e procesit tė inverzionit. Mjegullat nė Pollog paraqiten mė sė shpeshti kah fundi i vjeshtės si dhe nė muajn shkurt dhe mars. Sasia mesatare e tė rreshurave vjetore arrinė 757,8 l/m3. Lagėshtia relative mesatare ėshtė 72 %, me vlera dimėrore 82,5 dhe verore prej 62,4.

Gjithsejtė hapsira agrare e ish Komunės sė Kamjanit pėrfshinė 6.419 hektarė, nga tė cilat 2.616 h ose 40.7 % ėshtė tokė punuese - pjellore, 3.029 h ose 47.2 % janė kullota dhe 774 h ose 12.1 % janė pyje. Nga kjo rrjedh se nė ish Komuėn e Kamjanit ka hapsirė pėr zhvillimin e degėve tė bujqėsisė si dhe blektorisė nė fshatrat malore.

Ish Komuna pėrbėhet nga 10 vendbanime, ku vendbanimi Kamjan ėshtė selia e Komunės me afėrsisht 5.500 banorė.