Poroj

Ky lokalitet pėrmendet nė historiografi daton qė nga mesjeta e saktėsisht nė vitin 1348 ( shih mė detajisht nga autori A. Urosheviз “ Sharplaninska zhupa sininiз”-Poroj

SHQIPE- PėRR/UA, -OI m.sh.-ENJ,-ENJTė, Rrjedhė uji mė e vogėl se lumi, qė zbret nga malet dhe qė derdhet nė njė lumė a nė njė liqen; shtrati i kėsaj rrjedhe. Pėrrua i rrėmbyer, Pėrrua i thatė, PėRRUA qė ka ujė zakonisht vetėm kur bie shi, Shtrati i pėrroit etj, Poroj-poroj-pėrroj-pėrro,i-pėrrue, ku kemi tė bėjmė me njė asimilim regresiv vokalik o-o~ė-o, jotizim tė nyjės sė parme –i nė j dhe me digtongim tė togut zanor ue nė o/, ndėrsa nė historiografinė e perandorisė osmane heset nė vitin 1455 me 70 shtėpi, 5 tė martuar, 3 vejushe dhe me njė pasuri prej 9925 akзė, / Dr. Hazim Shabanovic “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep tė dhėnat e lartėpėrmendura pėr vakufet e Tetovės qė janė bėrė prej 9 deri 18 maj 1455/ Ndėrsa nė defterin nr.4 tė osmanlive tė shekullit XV pėrmendet nė vitin 1468 me 110 familjeje. Po ashtu edhe nė rrafshin e dėshmive antropologjike hasim tė shėnuar nė dokumentat e shekullit XV- si KOLA, b. ARBANASIT- fsh. Poroj TD 354- viti 1467/68, pra ARBANAS/ARBASH dhe ARNAUT si emėr etnik pėr shqiptarėt nė mesjetė, tė cilin nė kėtė periodė nė lakadredhat shqiptare tė Maqedonisė e hasim me njė pėrdorim shumė tė shpeshtė nė funksione tė ndryshme ANTROPONOMIKE, PATRINOMIKE, ETNONIMIKE dhe TOPONOMIKE, pra hasen njė mori emrash personalė nė bashkėvajtje me emra kryefamiljarėsh, te tė cilėt pėrmbahet termi etnik ARBANAS si element i parė (emri i tė birit) apo i dytė (i tė atit) dhe si element atributiv i pėrkatėsisė etnike si dhe shumė e shumė patronime qė pėrkojnė me kėtė fshat (shih nė dėshmitė e regjistrimit tė popullsisė “TAPU TAHRIR DEFTER NR. 4, 1467-1468”-1971-SKOPJE). Sipas tė dhėnave historiografike pėr historinė e teqeve tė anės sė Tetovės, pėrmendet teqeja qė daton nga viti 1548 qė themelues i saj ėshtė Javer Baba qė njihet edhe si Teqeja e Porojit gjurmėt e sė cilės gjenden edhe sot e tėrė ditėn nė anėn perėndimore tė kėtij fshati nė kufi me Lagjen Drenoc apo DRUNAVEC
 

Infrastruktura
Fshati ka disa rrugė kryesore qė lidhen me rrugėn rajonale Tetovė-Ferizaj edhe pse shtrirja ėshtė mė e theksuar mbi rrugėn nė fjalė qė nga dita-ditės ėshtė duke marrė trajtėn e njė vendbanime me elemente bashkėkohore. Nė vitin 1985 me vetėkontributė banorėt e kėtij fshati i kanė shtruar rrugėt me bekatone ndėrsa dy rrugėt kryesore qė me asfalt, por ėshtė evidente se nuk ka tė zhvilluar aspak kanalizimin edhe pse siз kuptova se janė duke hartuar projektin ideor pėr kėtė зėshtje tepėr tė nevojshme. Uji pėr pije deri para dhjetėvjetėsh i ka pėrmbushur disi kėrkesat e porojasve, ndėrsa nė dekadėn e fundit janė ndėrtuar mbi 150 shtėpi tė reja dhe kėrkesat janė shtuar, por pėr kėtė зėshtje jetike thonė se ėshtė siguruar ujė nga atari i fsh. Gjermė, mirėpo ky ujė nuk ėshtė i lejuar pėr pėrdorim nga ministritė pėrkatėse edhe pse banorėt e pėrdorin. Banorėt e kėtij lokaliteti njihen si buq tė vyeshėm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme buqėsore nė Luginėn e Pollogut me зfarė edhe sigurojnė ekzistencėn thuajse mbi 50 pėrqind e banorėve, por si nė tė gjitha fshatrat rrėnzė Malit Sharr edhe nė Poroj blegtoria qallėron ku aktualisht merren me blegtori tetė familje e kanė mbi njė mijė kokėdhen. Llogaritet se secila shtėpi ka nga njė nė mėrgim dhe atė nė shtetet e ndryshme tė Evropės perėndimore, qė japin kontribut tė jashtėzakonshėm nė shumė projekte konkrete nė tė mirė tė vet fshatit. Edhe pse ka mbi 4 mijė banorė kuptova se gati 40 familje marrin ndihma sociale, qė dukshėm nga dita nė ditė zvogėlohet numri konformė ligjit tė ri. Siз kuptova nga Mahi Murtezani-aktivist apo qė mė shoqėroi gjatė qėndrimit nė Poroj se ky fshat ka nevoja tė shumta. Ndriзimi publik nuk ėshtė nė gjendje relativisht tė mirė dhe se kėrkojnė tė sanohet. Nė rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesėn e rrymės elektrike kanė nevojė dhe kėrkesat e zhvillimit teknologjik kėrkojnė investime tė reja dhe se kanė shpresė se edhe kėtė зėshtja do ta kalojnė nė bashkėpunim me elektrodistribucionin. Poroji ka gjashtė shitoresh, tetė ėmbėltore, njė motel restorant dhe disa firma me rentabilitet siз janė fabrika “Nepa pllast”, bukėpjekėsi “Tushi”, etj. qė ndihmojnė nė punėsimin dhe zhvillimin e gjithmbarshėm tė fshatit. Poroji ka edhe shkollėn filloretetėvjeзare tė pėrbashkėt me fshatin Xhepзisht, Xhaminė e cila daton qė nė mesjetė, por nuk ka tė dhėna tė sakta ku aktualisht imam ėshtė Maksut Abazi, ambulancėn e shėndetėsisė etj. Arsimi
Poroji ka Xhami qe ka luajtur rolin e vet fetar e kombėtar gjatė shekujve, ndėrsa nė historinė e re tė popullit shqiptar njihet se nė kėtė fshat qė ėshtė bėrė sinonim i simbolit tė Universitetit tė Tetovės ngase mė 16 shkurt 1995 filluan ligjėratat e para akademike tė UT-sė dhe atė nė lokalet e shkollės pėr mėsime fetare qė ėshtė nė oborrin e Xhamisė qė sot ka njė pllakė pėrkujtimore si dhe ėshtė e botuar njė monografi “Poroji-legjendė e Universitetit”. Nė kėtė fshat ka ekzistuar shkollė qė nė vitin 1922, por sipas dėshmive faktike shkollat e para laike janė hapur nė vitin 1922 nė trevėn tonė, ndėrsa mė 1925. Nė vitin 1941/43 hapen masovikisht shkollat e para nė gjuhėn shqipe dhe atė deri nė katėr klasėt e fillores ku nė Poroj mėsuesit e parė tė viteve 1941/1942 kanė qenė Vangjel Daka nga Kavaja, Mufit Sinoimeri nga Elbasani, mėsuesit Ibrahimi dhe Sinani nga Shkodra, mėsuesja Sadete dhe mėsuesi Nexhmedin nga Shkupi. Mėsues tė parė nga ky fshat janė Ajet Mehmeti, Nazif Kurtishi, Sulejman Sadiku dhe Jahja Sadiku. Mė 1961 shkolla fillore e Porojit dhe Xhpзishtit u rrit nė tetėvjeзare me mėsim tė obligueshėm. Femra e parė qė e kreu shkollimin e mesėm nė Poroj ka qenė Nadie Nuri Hasani, kurse fakultetin e para e ka kryer Ferizate Daut Halili. Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu” ku sot mėsimin e vijojnė 1081 nxėnės nga Poroji dhe Xhepзishti nė 38 paralele si dhe kanė dy paralele parashkollore me 96 vogėlush. Prej vitit 1943 deri mė 1968 shkolla e ka patur emrin “LIRIA, ndėrsa me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1968 ia vėnė emrin SKėNDERBEU serish nė vitin 1981, kur pushteti atėhershėm ia ndėrroi emrin nė LIRIA qė nė vitin 1992 e deri mė sot e ka emrin qė i takon Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu edhe pse gjendjen e kanė tė mjėrushme si objekt dhe duhet investuar. Gjithashtu kanė patur KF”SKėNDERBEU” qė ka ndihmuar nė ngritjen e vetėdijes sė sportit ndėr tė rinjtė Pra, sot ka mjaftė tė rinj e tė reja me shkollė tė mesme dhe me fakultete si dhe shumė studentė si nė UT e gjetiu.

Krenaria Jonė
Nė rrafshin e Ēėshtjes kombėtare tė cilėt kanė dhėnė personalitete me namė gjatė historisė qė porojasit nuk lejuan tė asimilohen e asesi tė lejojnė spstrimin etnik duke filluar nga romakėt, bizantėt, sllavoserbėt, osmanlinjtė, bullgarėt, srbisė sė shekullit tė kaluar e deri mė 2001, por sunduesit lanė eshtrat nė kėto treve e veĒmas ne Porojin legjendar, prandaj lavdia, krenaria, trimėria ėshtė porosi e shenjtė e tė parėve qė porojasit e dėshmuan se si mbrohet atdheu, gjuha e flamuri ynė kombėtar. Gjatė sundimit tė perandorisė osmane banorėt e Porojit gjithmonė kanė qenė tė organizuar nė forma tė ndryshme duke bėrė rezistencė vetėmbrojtėse qė dėshmojnė njerėz me namė si bylikbashė, Ēaush, imamė etj, ku pėrmendin Haxhi Osman Ali Efendiu, Nuredin Bylikbashi-MIXHA NURė, Halit Aga Kamberi Bylikbashi, Aliman Iljaz Ēaushi, Sadik Kurtish Ēaushi, Neim Selman Ēaushi, Hasip Ahmet Ēaushi, Qamil Nuhi Ēaushi, Halit Bajram Ēaushi, Maksut Abaz Ēaushi e shumė tė tjerė. Si dhe nė tė gjitha luftėrat tek ne nė Maqedoni, Kosovė (qė simbol ėshtė luftėtari i Koshares 1999 qė sot ka pėrmendoren nė qendėr tė fshatit Mujdin Aliu), e Shqipėri qė kanė patur me dhjetra trima e nė veĒanti nė luftėn e vitit 2001 ku me qindra ishin luftėtarė me komandant Rexhep Dauti-LEKA, edhe pse ka 12 viktima civile tė vrarė nga granatimet e ushtrisė e polocisė sllavomaqedonase dhe tre dėshmorė tė UĒK-sė Nexhbedin Sulejmani, Selman Nuhiu dhe Dashmir Mustafai. Nė kujtesėn kolektive jetojnė tė gjalla rrėfimet prej luftės sė kryengritjes sė Dėrvish Cara 1843, kryengritja e Manastirit, mė 1912 me komandant Halim Pashė Tetovėn qė me mbi 4000 ushtarė Ēliruan Shkupin. Mė 1913 nė Frontin e Dervenit kanė luftuar kundėr ushtrisė serbe ku prej 6000 ushtarėve ka patur shumė nga Poroji, mė 1915 nė kryengritjen e Pellgut (Pollogut) e cila zgjati dy muaj, nė luftėn kundėr ushtrisė bullgare ku me mburrje e pėrkujtojnė Rexhė Bajramin i njohur si axha Rexhė si dhe femrėn shqiptare nga Poroji Fatime Haziri-Zendeli. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, kur bullgarėt deshtėn ta pushtojnė qytetin e Tetovės, tetovarėt e udhėhequr nga tribuni popullor Abaz Efendiu, i mposhtėn armiqtė ku pėrmenden trimat e Porojit si; Havuz Neshati, Havzi Sulejmani, Mexhit Sulejmani, Berzat Jonuzi, Sheip Mehmeti, Taip Ibrahimi, Osman Dauti, Ramiz Aliu e shumė tė tjerė, po ashtu edhe me serbėt apo siĒ u thonė nė Poroj KėSULėĒAMIT i kanė thyer si e kanė zakon, por u janė mirėnjohės malėsorėve tė Gjermės tek tė cilėt gjatė shekujve gjithmon kanė gjetur strehimin pėr fėmijėt, gratė e pleqtė qė ėshtė njė karakteristikė e pashoqtė nė trevėn e Pollogut e mė gjerė. Porojasit kundėrshtuan dhe e luftuan me armė nė dorė komunizmin serbomaqedonosllav gjatė Luftės sė Dytė Botėrore siĒ pėrmnden edhe sot si; Havuz Neshati qė mė pas u dėnua me 18 vjet burg, Xhabir Bexheti i dėnuar, Osman Fetahu i dėnuar, Veli Veliu, faik Sulejmani, Shuki Hiseni, Mustafė Asllani etj. Banorėt e Porojit dhe XhepĒishtit janė njerėz tė aksioneve qė dinė tė organizohen gjithnjė dhe nė Ēdo Ēast kur e lyp interesi i kombit e atdheut, pra nuk ka lėvizje shoqėrore, luftė, formim partishė, asociaconesh tė ndryshme shoqėrore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenė marrė pjesė porojasit dhe xhepĒishtasit madje ndėr tė parėt nė vitin 1990 kur u bė themelimi i partisė sė parė pluraliste tė shqiptarėve nė Maqedoni ajo e PPD-sė qė nė udhėheqėsinė e saj u emėruan njerėzit nga Poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe sekretar Rufat Beadini, gjithashtu dekadėn e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė nė kėto dy fshatra edhe pse pėr XhepĒishtin do tė shkruaj reportazh tė veĒantė nė tė ardhmen e afėrt nė FAFKTI.
Tė DHėNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMėRTIMET
Ky fshat pėrbėhet prej tri lagjeve ajo Muhalla e Epėrme, Muhalla e Poshtme dhe Muhalla e Teqes si dhe tė 11 vėllezėrive apo llagapet si; Ngumperet, Xhivget e Llatejnėt, Ajvazet, Kurtet, Sinanet, Ēerliet, Kukalet, ZoĒt, Mikelet (mikeli emėr i krishterė qė nuk haset te ortodoksėt), ManĒet dhe Nurket etj. Vendemėrtimet popullore janė evidente nė shprehjet e tyre tė pėrditshmėrisė si; vendemėrtimet nė kodra-male-fusha; SHULLANI, Ledina e Shullanit, Udha e Kishės(qė qendet pranė Zabelit tė madh kishė e tė parėve sipas dėshmive Kisha e Shėn Nikollės), Udha e mullejve, Mullejni i Dukės( mulliri i Dukės qė ende ka gjurmė), Udha e Xhermės, Udha e rudinave, Udha e shkrepit, Udha e kumllės, Udha e drunit tė madh, Udha e Demer Agės, Udha e Ratajės, Udha e ngusht, Gjurėt e bardhė, Gjurėt e aroushės, Gjurėt e avllit, Gjurėt e ngusht, Gjurėt e hutve, Gjurishtja, Te livadhet, Gjuri i zi, Rrafsha e poshtme, Rrafsha e epėrme, Ara e Endit, Ara e Jonuzit, Ara e kuĒe, Te shkrepi, Prroji i dhelpnės, Te varet uji, Zabeli i madh, Te ftofsena, Shpella e kaĒakve. Kshtejat, e sharrės, Te krepatishta, Lugji i shllejshėt, Te blijt, Te mexhet, Te letheja, Hurdha e madhe, Te ledinat, Zabeli i Teqes, Te buĒket, LagaĒet, Te ĒamĒakat, Stėrmolli, Ēeshmja e Ametit, Te vakafi, Te hamamxhiki, Ēeshmja e Seferit, Ēeshmja e mėnit, Ēeshmja temsejės, Te biliktashi, Te drunaveci, Te hajmalia, Te tabashnejca, Pėrmendorja e Mujdin Aliut, Udha e shkollės, Te xhameja, Shpeja Muze e Universitetit, Sheshi i Univarsitetit, Te shkolla, Te ambullanta, Te teqja, Mullejni i vjetėr e shumė e shumė tė tjera.

PėRKUJTOHET GJASHTė VJETORI I DėSHMORIT Tė KOMBIT MUJDIN ALIU

GJAKU I MUJDINIT U DERDH PėR LIRINė E KOSOVėS

Mujdin Aliu I ėshtė pėrgjigjur thirrjes pėr liri duke u bėrė ushtar I Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės qė nga tetori I vitit 1998 nė Rafshin e Dukagjinit nė njėsitin special “ Skenderbeu”. Njė njeri I cili ka marrė pjesė nė shumė beteja , shkeputet fizikisht mė 14 prill tė vitit 1999 gjatė njė beteje tė pėrgjakshme me forcat armike

Nė Poroj tė Tetovės ėshtė pėrkujtuar 6 vjetori rėnies sė dėshmorit tė kombit Mujdin Aliu, duke u vėnė kurora lulesh mbi varrin dhe bustin e tij nga njerėz tė shumtė pėr tė nderuar figurėn e tij.
Gjashtė vite mė parė prania e tij fizike u shkėput nga kjo botė, tė cilėn e shihte me sy tė qashtėr rinie, por fryma e tij e fisme, qė mbante pa reshtur hapin me idealet mė tė pastra njerėzore mbetet e pranishme nė kujtesėn e familjes dhe miqėve tė tij. Tė gjithė ruajnė nė thellėsitė e zemrave tė tyre dashurinė pėr tė, tė cilėn ai e kishte mbjellė me pėrkushtim dhe dlirėsi nga njė thellėsi e pėrndritur me gjurmėt e tij djaloshare, sakaq nė kėtė pėrvjetor tė rėnies sė tij si dėshmorė vazhdon tė shpėrndahet njė fashė drite qė portreton praninė e tij tė pėrhershme mes njerėzve qė e deshtėn dhe i donte.
“ Dėshmorėt e kombit asnjėherė nuk vdesin, ata jetojnė sa kėto fusha e male, sa mėmėdheu, janė si shqiponja kreshnike mbi shkrepat e atdheut” tha nė fjalimin e tij para Bustit tė Mujdin Aliu, bashkėluftėtari I tij Gazmend Arsllani.
Mujdin Aliu ishte djali I vetėm I atdhetarit Qerim Aliu I cili disa herė ka qenė I ndjekur, I persekutuar dhe I burgosur , por gjithmonė I paluhatshėm dhe I pathyeshėm tha Arsllani.
Mujdin Aliu I ėshtė pėrgjigjur thirrjes pėr liri duke u bėrė ushtar I Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės qė nga tetori I vitit 1998 nė Rafshin e Dukagjinit nė njėsitin special “ Skenderbeu”. Njė njeri I cili ka marrė pjesė nė shumė beteja , shkeputet fizikisht mė 14 prill tė vitit 1999 gjatė njė beteje tė pėrgjakshme me forcat armike.”Gjaku I tij u derdh nė Bjeshkėt e Koshares dhe u kurrorėzua me lirinė e Kosovės” tha Arsllani dhe shtoi se kjo e bėri atė dėshmorin e parė tė Tetovės duke nderuar kombin e tij dhe duke respektuar atdheun dhe misioni I tij fisnik I ka frymėzuar mė vonė shumė rapsodė dhe poetė tė kėndojnė dhe thurrin vargje pėr tė. Nė homazhin pėr nder tė 6 vjetorit tė rėnies si dėshmorė ishte edhe Fazli Veliu dhe njerėz tė ndryshėm.
Nė atė ambient ku mbretėron njė heshjte absolute dhe pėrkujtimi pėr Mujdin Aliun , vazhdonin tė viheshin kurrora lulesh ndėrsa kujtesa sipas tė pranishmėve sėrish kthehet te pėrmasat e dhimbjes pėr tė. Nė tė majtė ėshtė busti I tij nė njė vend tė zbukuruar nė qendėr tė Porojit dhe ky bust e ka bėrė mė tė gjallė praninė e tij “ Ky bust e bėn mė tė gjallė atė dhe secilit I ngjall kujtime nga jeta e tij.Sa herė qė kalojmė pranė tij e shohim Mujdinin, plot buzėqeshje, i veshur me uniformė ushtrie.Por aty ėshtė edhe kujtimi edhe trishtimi kur kupton se ai ka ikur pėrgjithmonė dhe ka shkuar pėr nė parajsė - atje ku prehen shpirtėrat e dėshmorėve, luftėtarėve qė jetuan shpejtė dhe mbetėn tė pėrjetshėm” tha njė banor I Porojit.