Strimnica
Fshati Strimnice shtrihet ne verilindje te Pollogut, 7 km ne juglindje te Tetovės, rreze | Malt tė Thatė dhe ze nje pjese te fushes ne te dy anet e lumit Vardar. Ky vend eshte shume i pershtatshem per vendbanim, per shkak te kushteve te volitshme per ruajtjen e gjese dhe per zhvillimin e bujqesise. Fshati eshte i vendosur rreze malit, ne nje gryke te rrjedhes se nje perroji, i rrethuar me kodra te buta malesh, kurse ne rrafsh shtrihet fusha e Pollogut, neper te cilen kalon lumi Vardar, qe ka plotesuar nevojat e ndryshme te
| Strimnica | |||
|---|---|---|---|
| Tė dhėnat kryesore | |||
| Komuna: | Zhelina | ||
| Koordinatat | x° xN, x° x' xE | ||
| Lartėsia (m.): | xx metėr mnd. | ||
| Sipėrfaqja: | XXX km² | ||
| Popullsia: | |||
| Grupet etnike: | Emri (nė kllapa %) | ||
| Grupet fetare: | Emri (islam) | ||
| Numri postal : | |||
| Website: | |||
| Politikė | |||
| Kryetari: | |||
popullates me uje, qofte per
ujitjen e siperfaqeve te mbjella me kultura bujqesore, qofte per nevojat e tjera
ne fushe te bujqesise apo te blegtorise. Fshati ka qene i vendosur kryesisht ne
pjesen kodrinore te rrezes se malit, por gjate pese dekadave te fundit, duke
filluar qe nga viti 1955, eshte zgjeruar nga veriperendimi ne pjesen rrafshinore
te sinorit te vet dhe tani ze nje pjese te fushes pergjate udhes qe e lidh me
Tetoven, si qender kryesore dhe shume e rendesishme e Pollogut.
Fshatrat e Pollogut Jane te vendosura si varg rrezes se | Sharrit ne njeren ane
dhe rrezes se Malit te Thate dhe | Grykės se Dervenit ne anen tjeter, kurse nje
pjese e vogel eshte vendosur ne fushen e Pollogut. Fshatrat e Sharrit dhe te
Malit te Thate jane me te moēme, kurse te fushes jane te reja dhe te krijuara
kryesisht neper ēifligjet e pashallareve dhe te bejlereve turq.
Ngritja e vendbanimeve rreze maleve dhe gjurmet e tjera te botes se bardhe ne
bregun e djathte te Vardarit afer fshatit Zhelinė, vendet qe kane pamje te
tarracave te liqenit siē eshte LomaBallekit ne Zheline, tarracat te ēengelat ne
| Leshnice te Poshtme, LomaLimjonit ne perendim te Strimnices nga Mali i Thatė
dhe tarraca te ngjashme rreze Sharrit ne Balltepe te Tetoves, madje ndermjet
Tetoves dhe Leshkės, flasin per nje faze te hershme te ekzistimit te nje liqeni
ne pellgun e Pollogut. Thuhet se | Grykėn e Pollogut e kane hapur romaket, afer
fshatit Radushė, ne rrjedhen e tashme te Vardarit. Me kalimin e kohes eshte
shterur uji i liqenit, kurse nga rrjedhat e lumejve tė Sharrit dhe pėrrenjtė e
Malit te Thate jan shtresuar lymishte, qe fushen e Pollogut e kanė bėrė shum
pjellore.
Vendbanimet me te vjetra hasen rrėzė malesh. Ne anen e Malit te Thatė janė
gjetur mbeturina vendbanimesh, nė bregun e djathtė tė Vardarit, afer Zhelines,
ne vendin qe sot quhet Bellopoje, dhe ne mes te fshatit, ne vendin e quajtur
Gradina, mandej ne fsh. Rogle te Dervendit, qe jane te periudhes se neolitit,
6.000 - 4.000 vjet para e.s. Po ashtu e periudhes se mevonshme historike do te
jete nje vendbanim i vjeter ne arat e strimnicasve, pergjate udhes per ne f.
Bervenicė, prej te vendi i quajtur Hajmalia, nga Vajdhi e deri ne Sidoll, qendra
e te cilit do te kete qene te Ledina e Vajdhit, ku kryqezohen kater udhe. Gjate
lerimit te arave ne keto vise shpeshhere jane gjetur tjegulla qeramike, ene prej
bote, qypa dhe mbeturina te tjera te lendes se ndertimit, por nukjane bere
studime arkeologjike, prandaj edhe nuk ekzistojne shenime per kete lokalitet.
Fshati Strimnice per nga madhesia hyn ne grupin e fshatrave mesatare te Pollogut
dhe te fshatrave te vendosura ne malin Sharr dhe ne Malin e Thate, te cilat
gravitojne ne Pollog, me tendence te rritjes se panderprere. Lakorja e fshatit
shenon dinamike pozitive dhe pershkon te dhena perafersisht te sakta se ne vitin
1900 ka pasur afer 40 shtepi 1), ne vitin 1921 - 45 shtepi, ne vitin 1947 - 105
shtepi, ne vitin 1974 ka pasur 200 familje me 1516 banore 2), ne vitin 1994, ne
regjistrimm e parakohshem, ka pasur 351 shtepi - banesa me 2451 banore. Sipas
shenimeve te paraqitura shihet qarte se ky fshat ka tendenca te zhvillimit dhe
te rritjes se vazhdueshme.