Uzurmisht
Fshati Uzurmisht gjendet 8 kilometra
larg Tetovės, nė komunėn e Zhelinės, njė fshat shumė i vogėl, por mjaft i
organizuar nė tė gjitha aspektet. Ndonėse banorėt e kėtij fshati janė kryesisht
tė ardhur nga fshatrat e malėsisė sė Dervenit, po tė shkosh atje tė krijohet
pėrshtypja se tė gjithė banorėt janė tė njė familjeje. Fshati Uzurmisht nė
historiografi haset prej shekullit XV, gjegjėsisht nė vitin 1453 ku ka pasur 15
shtėpi, ndėrsa nė vitin 1468 ka pasur 20 familje . Ky lokalitet pėrmendet nė
dėshmitė e Isa Beut mbi Pollogun e Tetovės, pėrderisa nė disa shėnime haset me
emrin Zarnisht.
"Fshati i vogėl, por ka bėrė punė shumė tė mėdha", shprehen banorėt e
Uzurmishtit, tė cilėt nė mbrėmje tė gjithė mund t'i takosh nė kafene nė qendėr
tė fshatit. Kafeneja pėr mė tė moshuarit ėshtė i vetmi vend ku ata e kalojnė
kohėn e lirė, duke folur pėr politikė, qajnė hallet e pėrditshmėrisė, pėr
papunėsinė e cila ėshtė brengė pėr tė gjithė banorėt. Nė Uzurmisht askush nuk
merr ndonjė nismė pa lejen e bashkėsisė lokale, e cila pėr banorėt e Uzurmishtit
ėshtė institucioni ku tė gjithė mund tė drejtohen dhe tė shprehin mendimet e
tyre.
Pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me kėtė fshat tė komunės sė Zhelinės, ne
fillimisht u ndalėm nė zyrėn e bashkėsisė lokale, ku u takuam me Muhamet
Zylbeharin, kryetar i saj, njeri i cili ka pėrvojėn se si tė udhėheqė njė "institucion",
pasi pėr njė kohė tė gjatė ka qenė kryesues i kėshillit tė komunės sė Zhelinės.
Muhamet Zylbehari tha se nė fshatin Uzurmisht ka gjithsej 105 familje me 740
banorė, gjė qė e bėn tė jetė fshati mė i vogėl nė komunėn e Zhelinės, por mbetet
fshati mė i organizuar. Jemi tė vetmit qė kemi bėrė plane pėr rregullimin e
infrastrukturės dhe tė shėrbimeve tė tjera pėr njė afat mė tė gjatė. Sa i pėrket
infrastrukturės, tė gjitha rrugėt dhe rrugicat e fshatit janė tė asfaltuara, por
problem vazhdon tė mbetet uji pėr pije. Ai tha se banorėt e fshatit momentalisht
ujė pėr pije shfrytėzojnė nga puset. Kemi shpresė sė nė bashkėpunim me Qendrėn
Maqedonase pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (QMBN) dhe ambasadėn e Norvegjisė tė
bėjmė rregullimin e ujėsjellėsit nė fshat, pasi ky projekt nuk ėshtė realizuar
me kohė pėr shkak tė disa mosmarrėveshjeve mes QMBNsė dhe ambasadės norvegjeze.
Pėr fshatin Uzurmisht ky ėshtė njė projekt vital, pasi njėherė e pėrgjithmonė do
tė zgjidhė ēėshtjen e ujit pėr pije. Bashkėsia lokale e Uzurmishtit ka dorėzuar
njė projekt nė ambasadėn e Norvegjisė pėr ndėrtimin e shkollės fillore, e cila
pritet tė jetė gati nė vitin 2007", tha Muhamet Zylbehari. Sipas tij, shkolla ku
aktualisht mėsojnė 50 nxėnės ėshtė mjaft e vjetruar. Ajo ėshtė njė barakė, e
cila nė ēdo kohė mund tė shembet, kurse nxėnėsit nga klasa e pestė deri nė tė
tetėn mėsojnė nė Shemshovė. Shpresojmė se nė vitin 2007 nxėnėsit e Uzurmishtit
do tė mėsojnė nė shkollėn e re.
Njė tjetėr projekt qė ėshtė finalizuar kėtė vit ėshtė xhamia e fshatit, e cila
ėshtė ndėrtuar me vetė kontributin e banorėve. Ai tha se mbi 150 mijė euro janė
investuar pėr ndėrtimin e kėtij tempulli fetar. Zyrtarisht ky objekt ėshtė
lėshuar nė pėrdorim vetėm njė muaj mė parė.
Preokupim parėsor i banorėve tė fshatit Uzurmisht mbetet papunėsia. Pjesa
dėrmuese e banorėve janė nė kurbet nė vendet e ndryshme evropiane, kurse ata qė
janė kėtu mundohen qė pėrmes punės nė sektorin privat tė sigurojnė bukėn e gojės.
Kryetari i bashkėsisė lokale tė Uzurmishtit, Muhamet Zylbehari, thotė se pėr tė
gjitha punėt qė janė realizuar nė kėtė fshat meritėn e kanė tė rinjtė, tė cilėt
nė asnjė moment nuk kanė refuzuar nismat e bashkėsisė lokale. Rinia e kėtij
fshati ēdo herė ėshtė munduar qė tė punojė pėr tė mirėn e fshatit. Kanė bėrė
pėrpjekje pėr tė rregulluar fushėn e futbollit, e cila kėrkon edhe pak punė qė
tė jetė gati, por shpresojmė se me ndihmėn e donatorėve tė jashtėm edhe ky
projekt do tė realizohet. Pėr kėtė iniciativė kemi marrė premtim pėr ndihmė edhe
nga ambasada e Norvegjisė. Nuk ėshtė rastėsi qė Uzurmishti ėshtė fshati mė i
organizuar pėr shkak se nga viti 1997 e deri nė vitin 2006 janė investuar afėr
700 mijė euro. Tė gjitha mjetet janė mbledhur nga vetė banorėt, me pėrjashtim tė
njė shume tė vogėl qė janė investuar nga komuna e Zhelinės dhe disa organizata
tė tjera. Njė projekt tjetėr qė kėrkon investim kapital prej 1 milion eurosh,
ėshtė rregullimi i kanalizimit qė duhet tė realizohet nė bashkėpunim me fshatrat
Pallaticė dhe Shemshovė, por pėr kėtė projekt duhen donatorė tė fuqishėm. Me
kėtė mėnyrė tė organizimit perfekt tė banorėve deri nė vitin 2010 fshatin
Uzurmisht do ta bėjmė fshatin mė modern nė Maqedoni. Ndriēimi publik nė kėtė
fshat mirėmbahet nga komuna e Zhelinės, gjė qė dėshmon pėr bashkėpunimin qė
ekziston mes komunės dhe bashkėsisė lokale.
Kėtu mėsuam se mbi 90 pėr qind e nxėnėsve tė kėtij fshati e vazhdojnė shkollimin
e mesėm dhe atė superior. Rinia qė vepron jashtė dallohet pėr aktivitetet qė i
organizojnė atje, sidomos nė fushėn e sportit, u shpreh Naser Fejzuli, i cili
punonte nė njė shitore. "Infrastrukturėn nė fshat e kemi tė rregulluar, rrugėt
janė tė gjėra, por nuk kemi vende pune. ėshtė fshat i vogėl dhe mundėsitė pėr tė
investuar ne kėtu janė fare tė vogla", u shprehėn njė grup njerėzish qė
qėndronin nė qendėr tė fshatit. Kėtu e kalojmė mbrėmjen tė gjithė me shpresė se
njė ditė jo vetėm pėr banorėt e Uzurmishtit, por pėr tė gjithė do tė bėhet mė
mirė.
Gėzon fakti se gjallėria e jetės nė kėtė fshat tė Pollogut tė Poshtėm tė lė
pėrshtypje se kėtu jeta ka marrė trajtėn e rregullt, gjė qė vėrtetohet edhe me
ndėrtimin e shtėpive tė reja me standarde mė moderne.