Xhepcishti

Rrėzė bjeshkėve tė thepisura tė Malit Sharr rrugės rajonale rreth 4 km larg Tetovės shtrihet fshati Xhepēisht, i cili ėshtė i vendosur nė formė harku nė dalje tė njė gryke tė bukur malore nė tė dyja anėt, ndėrsa nė jugperėndim freskinė ia jep pėrroi i madh i quajtur edhe si Lumi i Porojit.

Xhepēishti
   
Tė dhėnat kryesore
Komuna:  
Koordinatat x° xN, x° x' xE
Lartėsia (m.): xx  metėr mnd.
Sipėrfaqja: XXX km²
Popullsia:  
Grupet etnike: Emri (nė kllapa %)
Grupet fetare: Emri (islam)
Numri postal :  
Politikė
Kryetari:



Historiku
Xhepēishti ėshtė njė vendbanim i lashtė. Nė historiografi haset edhe me emrin ZAPĒISHT dhe daton qė nga mesjeta. Saktėsisht ky lokalitet pėrmendet nė historiografinė e Perandorisė osmane nė vitin 1455 me 44 shtėpi, dhe me njė pasuri prej 8510 akēė,/ shih mė detajisht dr. Hazim Shabanoviē "Krajista Isa-Beg is'hakovica zbirni katastarski popis iz 1455" na jep tė dhėnat e lartpėrmendura pėr vakėfet e Tetovės qė janė bėrė prej 9 deri 18 maj 1455. Ndėrsa nė defterin nr. 4 tė osmanlinjve tė shekullit XV pėrmendet nė vitin 1468 me 60 familje.
Xhepēishti prej vitit 1996 deri nė vitin 2004 ishte komunė mė vete. Kishte 6 kėshilltarė komunalė tė cilėt nė bashkėpunim me bashkėsinė vendore i koordinojshin punėt nė interes tė pėrbashkėt, ka rreth 820 shtėpi me 5 mijė banorė. Kufizohet; nga veriu me masivin e Malit Sharr me territoret e fshatrave, nė perėndim me fshatrat Gjermė, Setolė dhe Jeduarcė, nė veriperėndim me fshatin Gjinovc, (i cili nuk ekziston, por qė ka dėshmi materiale si tė themeleve tė manastireve, tė 4 kishave si ajo e Zonjės Shėn Mėri, Shėn Nikollės, Shėn Athanasit dhe kisha e katėrt e cila ka qenė te vendi i quajtur te Baēet e Haxhi Ahmetit. Pra ky lokalitet i lashtė duhet tė studiohet nga disiplinat e ndryshme tė shkencės, mendoj se do tė jetė motiv i arsyeshėm qė i pėrmenda kėta vlera materiale tė pandriēuara historike), nė veri me Neproshtenin, nė verilindje me Ratajėn, nė lindje me fushat e Treboshit dhe nė jugperėndim me Porojin qė edhe ėshtė vėshtirė tė dallosh kufirin mes kėtij fshati me Xhepēishtin dhe me Tetovėn e fushat e Pollogut. Struktura e popullsisė ėshtė 99% shqiptarė dhe 1% maqedonas.


Infrastruktura

Fshati ka disa rrugica dhe njė rrugė kryesore qė lidhet me rrugėn rajonale Tetovė - Ferizaj.
Shtrirja e fshatit graviton mbi rrugėn nė fjalė qė nga dita-ditės ėshtė duke marrė trajtėn e njė vendbanimi me elemente bashkėkohore ngase vetėm nė dekadėn e fundit janė ndėrtuar mbi 200 shtėpi tė reja dhe lokale afariste.
Nė vitin 1993/94 me vetėkontribut banorėt e kėtij fshati i kanė shtruar mbi 90% tė rrugėve me bekatone. Ky projekt ka kushtuar 400 mijė euro, por ėshtė evidente se nuk ka tė zhvilluar sa duhet kanalizimin edhe pse siē kuptova nga Abaz Abazi, aktivist i kėtij fshati se bashkėsia vendore ėshtė duke hartuar projektin pėr kėtė ēėshtje tepėr tė nevojshme qė sė shpejti do tė fillojė ta regullojnė sė bashku me rrugėn kryesore e cila kalon nėpėr Xhepēisht.
Siē dihet ujin pėr pije e kanė tradiconal qė nga viti 1928 ku i kanė shfrytėzuar tri ēezma-burime, por nė vitin 1989 kanė marrė ujė nga bjeshkėt e Sharrit nė largėsi prej 15 km. Ky projekt ka kushtuar mbi 450 mijė euro, edhe pse kanė nevojė qė ta sanojnė rrjetin e ujit ngase ėshtė i moēėm mbi katėr dekada, qė pėr kėtė projekt ku pėrfshihet rrjeti gati 7 km do tė sanohet sė shpejti e qė janė paraparė tė investohen reth 500 mijė euro ku ministria pėrkatse do tė investojė diku rreth 50%, ndėrsa mjetet tjera financiare vetė xhepēishtasit.


Xhepēishtasit njihen si bujq tė vyeshėm

Banorėt e Xhepēishtit vėrtet nė Luginėn e pollogut njihen si bujq tė vyeshėm qė dėshmojnė mjetet moderne tė agroteknikės ngase nuk ju mungojnė produkte, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqėsore me ēfarė njė pėrqindje e konsiderueshme edhe sigurojnė ekzistencėn pėrkundėr kushteve tė vėshtira pėr treg pėrkatsisht shitjes sė prodhimeve tė tyre.
Llogaritet se ka mbi 600 tė punėsuar nė mėrgim dhe atė vetėm nė Zvicėr janė mbi 80% si dhe nė shtetet tjera tė Evropės pėrndimore. Mėrgimtarėt japin kontribut tė jashtėzakonshėm nė shumė projekte konkrete nė tė mirė tė vet fshatit. Edhe pse ka reth 5 mijė banorė, kuptuam se gati shumė pak familje marrin ndihma sociale.
Ndriēimi publik ėshtė nė gjendje relatavisht tė mirė edhe pse ka nevojė tė sanohet. Xhepēishti nė vitin 1996 ka ndėrtuar objektin e komunės edhe e ka zyrėn e vendit prej vitit 1984, postėn prej vitit 2002, telefonin tokėsore prej viteve tė 80-tė, ambulanca e fshatit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1978.
Xhepēishti ka edhe klubin e futbollit i cili ėshtė themeluar nė vitin e 1980, shoqėrinė kulturore artistike etj.

Xhamia e vjetėr symbol i lashtėsisė

Xhepēishti ka njė xhami e cila daton qė nė mesjetė, ku aktualisht imam ėshtė Beqir Mehmeti, ndėrsa kėtu duhet veēuar pėr opinion se me nderime pėrkujtojnė profesorin e teologjisė Ahmet Jahja-Abazi, i cili ka qenė ligjėrues nė Stamboll nė vitet 1850 qė pas tij kanė dalė hoxhallarė me nam siē ka qenė mulla Mehmeti nė vitet 1920 deri nė 1950 dhe mulla Ferik Abazi prej viteve 1950 deri mė 2000 qė njihet njė ndėr njohėsit mė tė mirė i gramatikės arabe si dhe personalitet qė ka ndikuar nė edukimin e brezave tė rinj dhe tė mosshpėrnguljes nga trojet etnike pėr nė Turqi.


Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė duke shėnuar suksese tė mėdha

Xhepēishti ėshtė fshat karakteristikk krahasuar me fshatrat tjerė tė Luginės sė Pollogut ngase vėrehen elementet e strukturimit serioz qė pėrkojnė me standardin e njė fshati tipik sikur nė Zvicėr, pra afarizmi ėshtė aktiv qė dėshmojnė ndėrmarrjet e shumta prodhuese, gjysmėprodhuese dhe atyre shėrbyese. Ka mbi 50 firma me rentabilitet siē janė; "RENOVA" (e cila kėtė vit mori shpėrblimin evropian pėr cilėsinė), "RÖFIX", qumėshtoret "SENTIS AG" dhe qumėshtorja II " SHARR", mullinjtė elektrikė "BALLKAN", "EXIM"; furrat e bukės "NUNA", "ZGRAPI"; "JETA", fabrika e plastikės "HASTPLAST", metalopunues "SHPENDI", fabrika e pėrpunimit tė mishit "BUSHA", ndėrmarrjet qė merren me ndėrtimtari "MUSA-AG", "LISI"; "FANI-COMPANY", "FIXIT", "RRAPI", "XHEGI"; "ZBUKURIMI", "EURO-TEKNIKA", "AGROXHEPĒISHT", "NUNA-COM", fabrikė tekstili pėr prodhimin e perdeve si dhe mbi 10 firma qė merren me punė ndėrtimore, 3 firma teneqepunues, 5 firma tė industrisė sė drurit e shumė firma tjera qė gjithsej kanė tė punėsuar mbi 400 veta, qė do tė thotė se ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė suksesshėm pėr sa u pėrket punėsimeve nga firmat me rentabilitet ekonomik. Gjithashtu nga ky fshat ka 160 tė punėsuar nė sektorin shoqėror si dhe 250 pensionistė.

Shkolla dhe shkollimi

Nė kėtė fshat ka ekzistuar shkollė laike nė gjuhėn serbo-kroate qė nė vitin 1924, por sipas dėshmive faktike shkollat e para laike janė hapur nė vitin 1922 nė trevėn tonė. Nė vitin 1941/43 hapen masivisht shkollat e para nė gjuhėn shqipe dhe atė deri nė katėr klasat e fillores. Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" ku sot mėsimin e vijojnė 1081 nxėnės nga Xhepēishti dhe Poroji nė 38 paralele, si dhe kanė dy paralele parashkollore me 96 vogėlush, prej Xhepēishti janė mbi 600 nxėnės. Prej vitit 1943 deri mė 1968 shkolla e ka pasur emrin "LIRIA", ndėrsa me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė skėnderbeut nė vitin 1968 u emėrua "SKĖNDERBEU". Nė vitin 1981 pushteti i atėhershėm ia ndėrroi emrin nė "LIRIA" qė nė vitin 1992 e deri mė sot t'i kthehet emri qė i takon "Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu".
Mėsuesit e parė nga ky fshat janė; Femi Idrizi, I cili ka qenė i denuar politik pėr ēėshtjen kombėtare, Jahja Rustemi, Bari Zeqiri, Ruzhdi Zeqiri, Ixhet Murati, Osman Abduli, Rahmi Veliu, Shukri Veliu, Shukri Bajrami, e shumė e shumė tė tjerė.
Shkollimin e mesėm e ndjekin thuajse mbi 955, ndėrsa kanė mbi 150 studentė si nė UT e gjetiu. Duhet pėrmendur se Xhepēishti ka rreth 130 kuadro tė diplomuar tė tė gjitha segmenteve shkencore si; 60 me fakultet filozofik, 16 ekonomistė, 12 juristė, 10 kanė kryer mjekėsinė, 9 inxhinier, 4 agronomė, 5 veterinarė, si dhe dy doktor shkencash prof.dr. Xheladin Murati dhe prof.dr. Izet Zeqiri dhe dy magjistra tė shkencės mr. Zeqir Ismaili dhe mr. Agron Abduli.

Mburrja e xhepēishtasve

Nė rrafshin e ēėshtjes kombėtare ky fshat ka dhėnė personalitete me nam gjatė historisė qė dėshmon se banorėt e Xhepēishtit kanė qenė krapėrkrah me banorėt e Porojit dhe nuk kanė lejuar tė asimilohen e assesi tė lejojnė spastrimin etnik duke filluar nga romakėt, bizantėt, sllavoserbėt, osmanlinjtė, bullgarėt, sėrbėt etj.
Gjatė sundimit tė perandorisė osmane banorėt e Xhepēishtit pėrkujtojnė Jusuf Ēaushin i cili ka qenė 12 vjet ushtarė nė Jemen, ndėrsa pėrmendin edhe Muhamet Agėn e shumė tė tjerė.
Nė luftėn e vitit 2001 patėn tre viktima civilė Haxhi Ametriza Ahmeti, Sabit Shaqiri dhe Ismet Beadini, tė vrarė nga ushtria dhe policia sllavomaqedonase. Banorėt e Xhepēishtit dhe Porojit janė njerėz tė aksioneve qė dinė tė organizohen gjithnjė dhe nė ēdo ēast kur e lyp interesi i kombit e atdheut, pra nuk ka lėvizje shoqėrore, luftė, formim partishė, asociaconesh tė ndryshme shoqėrore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenė marrė pjesė porojasit dhe xhepēishtasit madje ndėr tė parėt nė vitin 1990 kur u bė themelimi i partisė sė parė pluraliste tė shiptarėve nė Maqedoni ajo e PPD-sė qė nė udhėheqėsinė e saj u emėruan njerėzit nga poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe atė nė fshatin Xhepēisht u themelua kjo parti ku ėshtė ngritur pllakata e cila ėshtė nė oborrin e komunės sė Xhepēishtit. Gjithashtu, dekadėn e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė nė kėto dy fshatra. Simbol i Ballit Kombėtar nga ky fshat ėshtė Faredin Fazlia - Xhepēishti.
Po ashtu nė Luftėn e Dytė Botėrore nė frontin e Sremit nga ky fshat kanė rėnė pesė dėshmorė, si dhe nė vitin 1952 nga OZN-ja famėkeqe janė ekzekutuar dy burra. Nė varrezat e kėtij fshati prehen eshtrat e dėshmorėve tė kombit Shaban Azem Saiti (1963-2001) nga fshati Gjermė dhe Ismail Ali Mehmeti (1982-2001) nga Drenoci tė cilėt kanė ranė dėshmorė nė luftėn e vitit 2001.

Tė dhėnat e familjeve dhe vendemėrtimet

Ky fshat pėrbėhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si; Zgrape, Like, Qutra, Kēike (llogariten si familje mė e lashtė), Ali Mashkulli, Avdiallarė, Hoxhet (lagja e hoxhallarėve), Bėrēket, Skuret (fis qė pėrkojnė mė lokalitetin e Gjinovcit apo me prejardhje nga antikiteti), Ēipe, Batallarėt, Asnallarė, Qelat, Rustemet, Isaiallarėt, etj.
Vendemėrtimet popullore janė evidente nė shprehjet e tyre tė pėrditėshmėrisė si: vendemėrtimet nė kodra-male-fusha: Vorret e krushqive, mali i shipeve, bjeshka uji i ftofėt, gjuri i shpumėn, te rrafsha, te fejri, ledinat, gjinovs (vendbanimi i dikurshėm i tė parėve tė Xhepēishtit), rrafsha e Apės Tafė, Udha e Kishės, te vorret e moēme (supozohet se kėta varreza pėrkojnė me lashtėsinė e pandriēuar), te bagremat, Ēeshma e Haxhi Ahmetit, pėraoje (pėrrua), vneshtat e Apės Aziz, vneshtat e Apės Ejup, ograde, arat e endekit, druni i Kadrisė, dy vejdhat (aty pari dikur ka qenė kisha e vjetėr shqiptare), druni i Katės, udha e Mikelit, qatejpet, arat te druni i madh, arat te bunari, juriat, prekaēet, arat ndėr udhė tė jazit, fushat e sherit, fushat e Treboshit, zbiralla (tuma - ngase kėtu pari janė varrezat e fshatit si dhe nė anėn jugore gjendet shkolla fillore territoriale "GJ. K. Skėnderbeu", shullani, e shumė e shumė tė tjera.
Karakteristikė themelore e kėtij fshati qė vėrtet ėshtė mburrja jonė nė rrafshin e Luginės sė Pollogut qoftė pėr nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturės, punėsimeve dhe njė vetėdije tė lartė kombėtare qė ėshtė pėr lakmi nga cili do fshat ngase xhepēishtasit kurrė nuk mund t'i gjesh tė lirė sepse gjithmonė janė nė rrjedha tė punėve tė ndryshme.