|
|
|
MIRĖ SE ERDHĖT
NĖ TETOVARI.DK |
|
Tetovari.dk - ju jep mundėsi pėr.... argetim... Njohuri...
info... shėrbime.. Dating...
chat...horoskop...muzik...humor...video...etj... gjitha
shėrbimet jan falas. |
|
|
|
|
| |
|
Histori
ILIRĖT
1. Origjina e
Ilirėve
Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė
Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr
banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė
autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt
i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė
Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i
pėrmendin nė veprat e tyre.
Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjera;
ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė
Ballkanit, qė nga degėt e Danubit, lumenjtė Sava e Drava, nė
veri, e deri te Gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė
lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn
edhe nė Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.
Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V p. K.
Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė
shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir
ėshtė mė e lashtė.
Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė
dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė
formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari
i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar
nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare
kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.
Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore,
nė shekujt XII XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera
pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna,
karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike
pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona
tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė
ilirėve nė Ballkan nga veriu.
Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri,
janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes
sė artizanėve tė punimit tė metaleve.
2. Fiset kryesore ilire
Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė: taulantėt, ardianėt,
dardanėt, paionėt, dalmatėt, albanėt, penestėt, molosėt,
kaonėt, thesprotėt etj.
TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa,
deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė
rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV III p.K., duke u
vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė
parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i
Albanėve dhe i Parthinėve.
ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata
krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek.
V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas
shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve
pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė
zotė.
DASARETĖT. Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore.
Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė
bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė
Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij
fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut.
Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi
i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė
hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.
ARDIANĖT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe
tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė
gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e
taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat
kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III II p.K., nė kohėn
kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e
ardianėve ishte Shkodra.
DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė
Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė.
Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe
galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė
Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve.
Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė
mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.
PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė
Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtrir deri tek lumi
Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleat tė
trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shek.IV paionėt krijuan
mbretėrin e tyre, e cila u detyrua tu bėjė ballė pėr shumė
kohė sulmenve tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K.
monedhėn e tyre prej argjendi.
DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė
njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė
veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika
nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej
nga kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur
i tyre ka qenė Delmini.
PENESTĖT. Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj.
Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 169 p.K. Luajtėn rol
tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire romake. Pėrfshiheshin
nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė
cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan
garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan
vendin.
MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė banonin nė qendėr
tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol shumė tė rėndėsishėm
drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė
Epirit.
KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjerė, qė nga lumi
Thyamios (sot lumi Kallama), deri nė luginėn e Drinosit, nė
Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės),
nė shek. III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit.
Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i
Gjirokastrės).
THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama,
deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė
nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė
zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.
Fise tė tjera tė njohura janė edhe labianėt (pėr rreth liqenit
tė Shkodrės), pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė
ultėsirėn bregdetare tė Adriatikut |
 |
|
|
|
|
|
|