|
|
|
MIRĖ SE ERDHĖT
NĖ TETOVARI.DK |
|
Tetovari.dk - ju jep mundėsi pėr.... argetim... Njohuri...
info... shėrbime.. Dating...
chat...horoskop...muzik...humor...video...etj... gjitha
shėrbimet jan falas. |
|
|
|
|
| |
|
Shkupi
Shkupi eshte
kryeqytet i Republikes se Maqedonise. Me shkallen e arritur te
zhvillimit te tij, Shkupi eshte i njohur si nje qytet modern,
me nje shkalle te larte te urbanizmit, i cili njekohesisht
paraqet qender admisnistrative, politike, ekonomike dhe
edukativo shkencore.
Shkupi gjendet ne pjesen e mesme te gadishullit Ballkanik, i
cili shtrihet ne te dy anet e lumit Vardar, pergjat te cilit
kalojne dhe kryqezohen komunikacione te shumta nga perendimi
dhe nga veriu dhe vazhdojne ne lindje dhe ne jug, duke formuar
lidhje te rendesishme me Basenin e Mesdheut.
Si udhekryq natyror, eshte i shtrire ne fushegropen e Shkupit,
i cili edhe ne te kaluaren ka qene vend ku jane kryqezuar
kulturat lindore dhe perendimore, civilizime dhe religjione te
ndryshme.
Politika serbe e jugosllave (veēmas kjo e fundit) nė rrjedhėn
e 40 viteve tė regjimit komunist bėri ē'shqiptarizimin e
pjesshėm e qytetit tė Shkupit. Shqiptarėt u perzunė nga qyteti
i Shkupit me tė gjitha mjetet e metodat nga ato tė dhunes
fizike e deri tek ato psikologjike. Regjimi komunist jugosllav
e mė pas regjimi "demokratik" i ish Republikės Jugosllave tė
Maqedonisė nuk ia dolėn mbanė t'i mposhtin fizikisht,
psikologjikisht e kulturalisht shqiptarėt.
Te dhena gjeografike
Shkupi shtrihet ne gjatesi gjeografike te shkalles 21e 26
minuta, dhe ne shkallen e 42-te te gjeresise gjeografike
veriore. Lartesia mbidetare ne qendren e qytetit eshte 240
metra.
Shtrihet ne siperfaqe prej 1818 km katrore ne gjeresi 9 km (Vodno-Radishani)
dhe ne gjatesi 23 km (Dracevo-Gjorce Petrov)
Siperfaqja e qytetit perfshin 225 km katrore
Klimen ne Shkup e karakterizon klime e mesme vjetore, me
mesatare prej 13 grade celsius.
Neper fushegropen e shkupit rrjedh lumi Vardar me deget:
Treska, Pcinja, Lepenc, etj
Fushegropen e Shkupit e rretoje malet: Vodno, Mali i Zi i
Shkupit, Karaxhica dhe Osoj.
Qarshia e vjeter e Shkupit-Histori ne vete !
Qarshia e vjeter histori ne vehte
Cdo qytet me bukurine e vet paraqet nje unikat, mirepo Shkupi
me burimin e vet qe e posedon ne Qarshine e vjeter do ta
kishim ndare nga shume qytete te Ballkanit. Qarshia e cila
paraqet zemren e ketij qyteti, ne gjysmen e dyte te shekullit
te shtatembedhjete kur Perandoria Osmane pesoi disfate prane
forcave Austriake gjate terheqjes se pjeserishme nga Ballkani
iu be e mundur Gjeneralit Pikolomini qe te futet ne Shkup
Shpesh thuhet se nje qytet perben nje histori ne vehte.
Vecanerisht kjo vlen kur eshte fjala per Qarshine e Vjeter ne
Shkup e cila eshte e shtrire mu ne qendren e qytetit dhe e
cila ne te kaluaren ka fascinuar shume mbreter dhe perandore
te perandorive te medha. E shtrire ne mes lumit Vardar, lagjes
se dikurshme Cerava, Bit Pazarit dhe deri te rrenjet e Kales
paraqet nje monument te vjeter historik per te cilin ne te
kaluaren eshte shkruar, shkruhet dhe padyshim se edhe ne te
ardhmen do te paraqet nje nder temat me terheqese per
udhepershkruesit e ndryshem.
Me renien e Shkupit nen sundimin Osman ne janar te vitit 1392,
Qarshia e vjeter e cila me i kishte rrenjet e veta filloi te
rringjallet nen Kulturen e bujshme te cilen tani me turqit me
pervoje e kishin sjellur me vete. Themi kulture te bujshme per
arsye se qytetaret evropian ne ate kohe ende jetonin neper
qytete te rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar
jetonin ne kohen e mesjetes se erret.
Duke u nisur qe nga perandoret e pare menjehere u fillua
ndertimi dhe modernizimi i Qarshise me objekte tregtare
impozante siq eshte Bezisteni dhe me nje kompozicion
arkitektural i cili nenkupton kodeksin e treshit ne islam;
xhamine, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do te ben krijimin e nje
renditjeje te objekteve sipas nevojes se tyre funkcionale sie
edhe eshte cifte Hamami, Suli Hani dhe xhamia e Murat Pashes.
Me ndertimin e te gjitha ketyre objekteve tregtare dhe fetare
Shkupi me Qarshine e vet behet nje qytet i cili paraqet qender
te rendesishme per tregtaret, te cilet cdo dite e me teper
fillojne te vijne nga tokat arabe, armene,cifte, romake,
dalmatine etj., andaj edhe shendrrimi I qytetit ne nje burim
te kultures nuk eshte per tu habitur, por nuk duhet harruar se
kultura ka patur nje karakter te thelle fetar.
Me kalimin e kohes Qarshia cdo dite edhe me teper zhvillohej,
ngase tanime jo vetem qe numri i dyqaneve ishte rritur por
kishin filluar edhe te ndertojne qarshi, apo sic do ti kishim
thene ne tani ne kohen e modernizimit, komplekse sipas
prodhimit dhe mallrave qe jane shitur. Keshtu per shembull
formohen Qarshite e kallajxhinjeve, farkatareve,
lekuraxhinjeve, kujunxhinjeve dhe basmaxhinjeve. Mirepo, duke
mos u futur ne thellesine e problemeve te karakterit historik
me te cilat do te merreshin historianet, etnologet dhe
antroploget, do te kishim shtuar se Qarshia e Shkupit ka
rendesi te vecante per zhvillimin e qytetit si nje pasuri e
madhe arkitektonike me tradide te lashte.
Ky labirint i rrugicave paraqet nje teresi urbane e cila ka
nje pamje aq te natyrshme sa qe njeriu i huaj me siguri se do
te mahnitej nga ky spontanitet i detajeve te rradhitura me
vemendje te madhe qe funksionojne si nje organizem i gjalle.
Dhe mos te harrojme sheshet qe paraqesin konglomerate, ne te
cilet gjenden restorane qe me mikpritjen e sinqerte veshtire
qe mund te kalon njeri e te mos ulet dhe te pi se paku nje
kafe apo ndonje leng te fresket.
Edhe pse secili dyqan paraqet nje kreacion per vehte, kati i
dyte te cdo dyqan krijon nje strehe te dimenzionuar aq bukur
saqe sikur me te tishte dashur ti jepet intimiteti tere
Qarshise. Kurse vitrinat e artarive me ndricimin e tyre vetem
se shtojne bukurine ne teresine e bukurive te ketij
konglomerati.
Cdo qytet me bukurine vet paraqet nje unikat, mirepo Shkupi me
burimin e vet qe e posedon ne qarshine e vjeter do ta kishim
ndare nga shume qytete te Ballkanit. Qarshia e cila paraqet
zemren e ketij qyteti, ne gjysmen e dyte te shekullit te
shtatembedhjete kur Perandoria Osmane pesoi disfate prane
forcave Austriake gjate terheqjes se pjeserishme nga Ballkani
iu be e mundur Gjeneralit Pikolomini qe te futet ne Shkup. I
fascinuar nga bukuria e ketij qyteti ne memoaret e veta do te
shkruan, Shkupi shtrihet ne nje hapesire te gjere dhe eshte
pak me i vogel se Praga, pastaj vazhdon duke thene, Edhe pse
nuk eshte lehte vendosa qe kete qytet ta shendrroj ne hi, me
vjen keq per shtepite te cilat nuk i kam pare ne kete lufte.
Xhamite jane nga mermeri me i mire, te zbukuruara me mijera
drita te cilave njeriu do tiu kishte dhene rendesi edhe ne
Rome, me vjen keq edhe per kopshtet dhe vendet per argetim.
Vendosa qe ta djeg kete qytet dhe armikut mos ti le asgje qe
do te kishte mundur ta perdor.
Pas ketij zjarri i cili do te zgjase dy dite shkaterrohet
gjitheka qe deri ate dite ishte krijuar shekuj me rradhe.
Qyteti me nuk ekziston. Te
mbuluara me hi do te mbesin shtepite e rrenuara, pallatet dhe
objektet tjera. Por demtimin me te madh do ta peson Qarshia e
cila asnjehere me nuk do te mund ta merr ate pamje. Ne ate do
te mbesin vetem disa xhami dhe hamame. Prape se prape me
estetiken e saj artistike ka mbetur dhe do
jete kompleks i rendesishem tregtar. Me kete u munduam qe te
prezentojme origjinalitetin per qarshine e vjeter, per te
cilen sado qe te shkruhet perseri eshte pak. |




 |
|
|
|
|
|
|