Gjergj Kastrioti
ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i
princeshėsVojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5
vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga
Pushtuesit Osman qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin
e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e
ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė
pėrgatiste komandantė e nėpunės.
Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin
Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj
Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė
Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye
iu dha titulli bej qė do tė thotė i madh, pra Skėnderbeu do tė
thotė Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij
tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė
e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me
vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt
sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.
Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer
pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr
Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.
Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė.
Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu
filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300
kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė
Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr
pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej
andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė
qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall
rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e
Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.
Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja
ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e
Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan
njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.
Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė
cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.
Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė
njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė
gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.
I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn
prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E
shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė
shqiptare, pėr nė Itali.
Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e
tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e
verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje
tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi
kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan
te iknin duke menduar se ata jane njeres. KETU QENDRON E
VERTETA.
Tek "Sheshi Skėnderbeu" nė Tiranė Epoka e Skėnderbeut nė
veprat e Marin Barletit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė
bashkėkohės
Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj
Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore
tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre.
Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i
pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė
tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.
Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht
veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e
Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi
figurėn e tij si historian humanist ėshtė Historia e jetės
dhe e bėmave tė Skėnderbeut, tė cilėn e botoi latinisht nė
Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė
ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e
M. Barletit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt
shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.
Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera
historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt
e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht,
nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e
Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e
historisė sė Skėnderbeut tė M. Barletit, qė dėshmon sė kjo
vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e
tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut.
Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer
italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.
250px.jpgNjė vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur
shoqėrinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė Historia dhe
gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve, shkruar nė italisht mė
1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti
nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare
shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka
cilėsuar atė si njė margaritar.
Gjergj Kastrioti
Skėnderbeu - Hero Kombėtar
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468)
sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij:
luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV
- fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve
u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe
shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė
Shqipėrisė.
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent
dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė
vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve
osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen
shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit
tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.
Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė
brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke
fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i
dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė
veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje
ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e
mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė
forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.
Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė
marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė
rrezikut osman mund ti bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me
forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e
vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.
Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane
dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe
taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte
mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai
mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e
fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me
sulme tė fuqishme e tė befasishme.
Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi.
Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes
sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt,
gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij
tiparet e njė figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi
evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara
evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr
Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej
qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr
anėt e botės.
|

 |