|
D ėshira pėr tė qenė i lumtur ėshtė njė veēori e
njeriut, i cili duke qenė i pajisur me aftėsinė e tė menduarit,
zė vendin mė tė lartė ndaj tė gjitha krijesave tjera.
Ēdo njeri mundohet tė arrijė fatbardhėsi nė jetė dhe mendon
vazhdimisht pėr njė tė nesėrme edhe mė tė lumtur.
Njeriu ėshtė i pėrbėrė prej trupit dhe shpirtit. Islami u
kushton rėndėsi tė veēantė si nevojave materiale, ashtu edhe
nevojave shpirtėrore tė njeriut.
Njėkohėsisht na mėson rrugėn mė tė drejtė pėr tė arritur
lumturinė individuale si dhe lumturinė e mbarė shoqėrisė.
Islami i ka rregulluar tė drejtat dhe obligimet e ndėrsjella
tė njerėzve. Ėshtė feja e fundit dhe mė e pėrkryera.
Kur'ani Famėlart ėshtė shpallja e fundit qė All-llahu xh.sh.
nėpėrmjet Muhammedit a.s. e dėrgoi si udhėrrėfyes pėr mbarė
njerėzinė.
Qėllimi i Islamit
Qėllimi i parimeve dhe mėsimeve kur'anore ėshtė
qė t'i kalitė njerėzit shpirtėrisht dhe moralisht, pėr tė
arritur lumturinė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Parimet
islame mjaftojnė pėr tė pėrmbushur kėrkesat e njerėzve nė ēdo
vend. Ato janė tė pėrjetshme, tė pandryshueshme.
All-llahu xh.sh. nė Kur'an na bėn me dije:
"Me tė vėrtetė e vetmja fe e pranueshme te All-llahu ėshtė
Islami"
Parimet themelore islame
Parimet themelore islame pėrmbajnė:
-
Besimin
-
Ibadetin (adhurimin) dhe
-
Moralin
I. BESIMI
Shpirti ynė, sikurse edhe trupi, ka nevojė pėr
ushqim. Ushqimi mė i rėndėsishėm i shpirtit ėshtė besimi.
Njeriu qė beson forcohet moralisht dhe ngrihet shpirtėrisht.
Ai e ka tė zhvilluar ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, sjelljet e tij
pėrmirėsohen vazhdimisht dhe arrin pjekurinė personale.
Dy shtyllat kryesore tė fesė Islame janė:
-
All-llahu ėshtė Njė dhe nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij.
-
Muhammedi ėshtė I Dėrguari i All-llahut.
All-llahu (xh.sh.)
Besimi nė All-llahun Njė paraqet kushtin
themelor tė Fesė Islame.
All-llahu xh.sh. nuk i pėrngjan asnjė krijese. Ai ėshtė i
Pėjetshėm. Nuk ka asnjė tė metė. Ėshtė i Plotfuqishėm, i
Gjithėdijshėm dhe i Kudopranishėm. Ai dėgjon dhe sheh ēdo gjė.
Pejgamberėt
Pejgamberėt ia transmetojnė porositė hyjnore
gjithė njerėzisė. Ata janė njerėz tė zgjedhur dhe e meritojnė
kėtė mision. Muhammedi alejhisselam ėshtė pejgamberii fundit.
Ai ėshtė i dėrguar pėr mbarė njerėzinė. Ka qenė i karaktershėm
dhe me virtyte tė larta. Ėshtė njė shembull i pėrkryer pėr tė
gjithė njerėzit.
Kushtet e besimit islam
Kushtet e besimit islam (shartet e imanit) janė
gjashtė. Ato janė:
-
Besimi nė All-llahun Njė.
-
Besimi nė melekėt (engjėjt) e Zotit.
-
Besimi nė librat e shenjtė (kitabet).
-
Besimi nė pejgamberėt e Zotit.
-
Besimi nė Ditėn e Gjykimit.
-
Besimi mė kaderin e Zotit se ēdo gjė, e mirė apo e keqe,
vjen prej All-llahut xh.sh.
II. IBADETI (adhurimi)
Ibadeti bėhet nė shenjė njohjeje, respekti dhe
falėnderimi ndja Krijuesit pėr tė gjitha begatitė qė na i ka
dhuruar. Duke iu falur e lutur All-llahut xh.sh., ne i ēojmė
nė vend urdhėrat e Tij dhe duam tė fitojmė dashurinė e Tij.
Ibadeti bėhet me qėllim qė besimtari tė ndiejė afrinė e
All-llahut xh.sh. dhe tė mbrohet nga mėkatet.
All-llahu xh.sh. duhet lutur nė pajtim me urdhrat e Tij dhe
hadithet e Pejgamberit a.s.
Ibadeti na e pastron shpirtin, na i largon pasionet e
shfrenuara dhe flak devijimet morale qė na largojnė nga
dashuria e Zotit.
All-llahu xh.sh . nė jė ajet kur'anor na rekomandon:
"O njerėz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve dhe
ata qė ishin para jush, ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė
shpėtuar)".
Ibadetet (adhurimet)
kryesore nė islam
Ky ibadet (adhurim) kryhet pesė herė nė ditė, nė kohė tė
caktuar. Por ka edhe ibadete tjera, pėrveē atyre ditore, siē
janė namazi i xhumasė dhe namazi i bajrameve, qė falen me imam
dhe konsiderohen festa tė muslimanėve.
Namazi ėshtė shembulli mė i mirė se si duhet t'i nėnshtrohemi
All-llahut xh.sh. dhe si duhet ta adhurojmė Atė.
Gjatė faljes sė namazit, besimtari shijon kėnaqėsinė e pranisė
sė Zotit xh.sh., pėr njė ēast i largon shqetėsimet e kėsaj
bote dhe ndjen njė lehtėsim shpirtėror. Para se tė hyjmė nė
namaz duhet tė marrim abdest dhe tė gjejmė njė vend tė pastėr
pėr t' falė.
namazi i fton besimtarėt qė tė kultivojnė ndjenjėn e
pėrgjegjėsisė dhe formimin e njė shprehie tė mirė pėr tė
kaluar kohėn nė ibadet. po ashtu e pastron shpirtin nga tė
gjitha mendimet (refleksionet) e kėqija dhe e kalit karakterin
e njeriut.
All-llahu xh.sh. nė Kur'anin a.sh. na vė nė dije:
"Kryeje namazin! Me tė vėrtetė namazi tė pengon nga
amoraliteti dhe ēdo gjė e keqe".
Xhamia si dhe mesxhidi janė vende nė tė cilat falen muslimanėt.
Aty besimtarėt i marrin mėsimet e fesė dhe kėshillat edukative
tė moralit islam.
Ezani ėshtė thirrje qė paralajmėron besimtarėt pėr kohėn e
namazit. Shumica e xhamive kanė nga njė minare, tė ngritur
pranė xhamive, prej ku thirret ezani me zė tė lartė. Ky ėshtė
zakon (synnet) qė daton qė nga ditėt e para tė Islamit.
Nė
namazet qė falen me xhemat prin imami. namazet ditore mund tė
falen edhe vetmas, me pėrjashtim tė namazit tė xhumasė dhe
namazeve tė bajrameve.
Nė
Islam, ndėrmjet All-llahut xh.sh. dhe besimtarit nuk ka
ndėrmjetės. Besimtarėt, si lutjet po ashtu edhe dėshirat e
tyre, ia drejtojnė drejtpėrdrejt All-llahut xh.sh.
Gjatė
faljes me xhematė, imami qėndron para tyre, kurse xhemati
radhiten pas tij nė safa. Vendi ku qėndron imami quhet "mihrab",
kurse vendi nga e cili mbahet ligjėratat (vazet) quhet "qursi".
Nė anėn e majtė tė mihrabit ėshtė njė vend i ngritur, prej ku
mbahet hudbeja e xhumasė dhe e bajrameve, dhe quhet "munber".
Agjėrimi ėshtė ibadet qė konsiston me privimin nga tė gjitha
ngrėniet, pijet dhe marrėshėnia intime qė nga agimi e deri nė
tė perėnduar tė diellit, gjatė tėrė muajit tė Ramazanit, sipas
kalendarit lunar.
Agjėrimi i forcon besimtarėt qė tė mund t'u sundojnė punėve tė
kėqija dhe t'i mposhtin veset.
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurve ishte
obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni
tė devotshėm".
Agjėrimi e pastron shpirtin dhe e zhvillon ndjenjėn e
dashurisė. Ai gjithashtu ėshtė i dobishėm pėr shėndetin e
njeriut, gjė qė ėshtė vėrtetuar edhe nga vetė mjekėsia
bashkėkohore.
Muhammedi a.s. gjithashtu e pohon kėtė realitet:
"Agjėroni (nė daēi) tė jeni tė shėndoshė".
Me kėtė praktikė tė dhėnies nga tė mirat materiale qė na i ka
falė Zoti, ngarkohen besimtarėt e pasur qė nga pasuria e tyre
t'u ndajnė tė varfėrve pėr ēdo vit nga 2,5%. Kjo ėshtė njė
ndihmė solide pėr tė zbutur gjendjen sociale tė nevojtarėve.
Zekati nuk e pakėson pasurinė e askujt, por e pengon
keqpėrdorimin e saj, ndikon nė lindjen e simpatisė midis
njerėzve dhe pengon armiqėsinė qė mund tė sjellė pasuria.
Sipas normave kur'anore, me kėtė obligim fetar ngarkohen
muslimanėt e pasur.
Muslimani ėshtė i detyruar qė njė herė gjatė jetės sė vet ta
vizitojė Mekėn, qytetin e shenjtė ku gjendet Ka'beja, Shtėpia
e Zotit (Bejtull-llahu).
Besimtarėt, pa marė parasysh cilės shtresė shoqėrore i takojnė,
vishen me ihrame tė bardha pėr tė kryer shartet e haxhxhit.
veshja e kėtillė na pėrkujton Ditėn e Gjykimit, kur askush nuk
do tė ketė asgjė materiale pėr tė dhėnė llogari para
All-llahut xh.sh.
Vizita vendeve tė shenjta besimtarėve u sjell kėnaqėsi
mahnitėse shpirtėrore, ndikon pėr ta shtuar dashurinė dhe
besnikėrinė ndaj parimeve tė dhenjta islame. Haxhxhi, qė i
bashkon besimtarėt, pa dallim race e gjuhe, ka karakter tė njė
kongresi ndėrkombėtar.
Sikurse ibadetet e tjera, edhe haxhxhi pra synon pastrimin
shpirtėror tė njeriut, synon ta pasrtojė nga mėkatet, ta
forcojė karakterin e tij individual dhe tė sigurojė paqen dhe
stabilitetin e mbarė shoqėrisė.
III. MORALI
Morali ėshtė njė koncept tė cilin Islami i
kushton rėndėsi tė veēantė.
Muhammedi a.s. na kėshillon:
"Jam dėrguar pėr tė pėrsosur moralin ( e njerėzve)".
Vlefta e njeriut ēmohet sipas morali tė tij. E kanė pyetur
Pejgamberin e Zotit xh.sh.: "Cilėt janė tė zgjedhurit e
All-llahut xh.sh.?"
Ai ėshtė pėrgjigjur:
"Ata qė kanė karakter dhe sjellje (ahlak) mė tė mirė."
Dashuria dhe merhameti
Humanizmi ėshtė dashuria ndaj tė tjerėve dhe
veēori e karakterit tė mirė. Muslimani i vėrtetė doemos duhet
ta ketė tė zhvilluar ndjenjėn e dashurisė ndaj njerėzve.
"Kurrsesi nuk do tė jeni besimtarė derisa nuk e doni
njėri-tjetrin" - thotė Pejgamberi ynė.
Ai po ashtu thotė se njerėzit qė bėjnė merhamet, pėrfitojnė
nga mėshira e Zotit xh.sh.
Sipas Islamit, kėto ndjenja fisnike duhet kultivuar jo vetėm
ndaj njerėzve, por edhe ndaj tė gjitha krijesave. Pejgamberi i
All-llahut xh.sh. na ka paralajmėruar:
"Me tė vėrtetė ėshtė dėnuar njė grua pėr shkak tė njė maceje e
cila ngordhi ngase gruaja e kishte lėnė pa ngrėnė. Por ėshtė
falė njė grua e cila kaloi pranė njė qeni qė lehte i cili nga
etja ishte duke ngordhur. Gruaja i dha ujė dhe, pėr kėtė gjest,
iu falėn mėkatet".
Butėsia
Muslimanėt e vėrtetė janė dashamirės, tė
mėshirshėm dhe tolerantė.
All-llahu xh.sh. njerėzit e tillė i cilėson si vijon:
"...dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve,
e All-llahu i do bamirėsit".
Ndershmėria
Ndershmėria qėndron nė krye tė rregullave
morale.
All-llahu xh.sh. na urdhėron:
"Ti (Muhammed) pėrqėndrohu vendosmėrisht ashtu si je
urdhėruar".
Drejtėsia dhe respektimi i
tė drejatve tė njeriut
Drejtėsia dhe respektimi i tė drejtave tė
njeriut janė parime themelore tė Fesė Islame.
Allahu i Mdhėrueshėm na kėshillon:
"... dhe jini tė drejtė! All-llahu njėmend i do tė drejtėt".
Nė vitin 632, Muhammedi a.s. mbajti hutben e tij tė njohur (Hutbeja
e lamtumirės) para mė se njėqind mijė muslimanėve. Ai u tregoi
tė pranishmėve se pėrfundimisht tė gjithė njerėzit tashmė
kishin tė drejta tė barabarta dhe se jeta e tyre, pasuria e
tyre dhe nderi i tyre ishin tė pacenueshme...
"Nuk ėshtė musliman i mirė ai qė nuk e do
pėr tjetrin atė qė e do pėr vete".
Gruaja dhe fėmija nė islam
Tė sillesh butėsisht ndaj tė vegjėlve, t'i
respektosh pleqtė si dhe mirėsjellja ndaj grave janė parime
themelore tė Islamit.
Muhammedi a.s. thotė:
"Ai i vili bėn mėshirė ndaj fėmijėve dhe nuk i respekton
pleqtė nuk ėshtė i radhėve tona".
Nė njė hadith tjetėr thuhet:
"Mirėsia juaj, mirėsia juaj ėshtė te gratė tuaja".
Puna
Puna ėshtė urdhėr i All-llahut xh.sh.. Ėshtė
farz. Pėrtacia ėshtė ves qė nuk pėrkon aspak me mirėsjelljen
islame.
Nė Kur'anin a.sh, thuhet:
"... dhe mos lė mangu atė qė tė takon nga kjo botė".
Muhammedi a.s. na kėshillon:
"Mė i miri prej jush ėshtė ai i cili nuk e lė botėn tjetėr pėr
kėtė botė, dhe as kėtė botė pėr botėn tjetėr... Muslimani i
mirė punon pėr tė dy botėrat njėsoj dhe nuk u bėhet barrė
njerėzve tjerė".
Pastėrtia
Pastėrtia shpirtėrore dhe pastėrtia trupore
janė tipare themelore qė duhet t'i ketė ēdo besimtar.
All-llahu i Lartmadhėruar thotė:
"All-llahu me tė vėrtetė i do ata qė pendohen dhe ata qė
pastrohen".
Ja edhe disa hadithe qė flasin pėr rėndėsinė e pastėrtisė:
"Pastėrtia ėshtė pjesė e besimit".
"Pastėrtia ėshtė gjysma e imanit".
"Pastroni rrethin tuaj jetėsor".
Burimi i lumturisė
Burimi i lumturisė mund tė pėmblidhet nė dy
shtylla kryesore:
-
T'u nėnshtrohesh urdhrave tė All-llahut xh.sh.
-
Tė sillesh butėsisht ndaj tė gjitha krijesave.
Musliman i vėrtetė ėshtė ai qė i zbaton postulatet universale
qė u pėrmendėn mė kėtė faqe.
Kjo ėshtė rruga e sigurt e lumturisė nė kėtė
botė dhe garanci e lumturisė sė pėrjetshme nė botėn tjetėr |
I madh TI je
I madh ti je
Zoti dashur
Madherine tende gjithe po flasim
I fuqishėm je po thon
Nuk ka si ti tjetėr fuqi
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah
I madh ti je i
fuqishėm
Ti krijove Gjithėsine
Token, qiellin, diellin, hėnėn
Dhe gjithė yjet qė ndirēojnė
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah
Dhe ato
janė t'fuqisė tėnde
Dėshmojmė pėr ty o Perendi
Njerzit, shtazet,bimet, ajri
Fusha, malet dhe gjithėsia
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah.
Ne Allahut i
kem besu
Ne All-ahut i
kem besu
Pengamberit i kem premtu
Ēdo detyrė e obligim
Me ndėrgjegje do ta kryjm
Falim namazin
me respekt
Zeqat japim per ēdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmė
Pėr Bajram
presin kurban
Pasuri ata qė kanė
Pune e shejtė e mė e madhe
Kishe me qenė haxhxhi ne Qabe
Lumturi nuk ka
pa fe
Te gjitha tė mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vėrteta ke deviju
T'jesh
musliman ėshtė kėnaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bėn miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.
Vėlla i
dashur
Vėlla i dashur
ecė pėrpara ti gjithmon
T'rrish nė gjumė armiku kėte e deshiron
Kėrko mikun kudo qė nė botė e ke
Pa medyshje do ta gjesh atė nė fe
Dore per dore ecė me mua ti n'kėtė jetė
Keshtu lyp All-llahu i dashur dhe i vėrtet
Formo vetėn dhe familje tė shėndosh
Nėse don nė jetė gjithmon tė perparosh
T'mbrosh Islamin t'mbrosh Atdheun farz e ke
Vėlla i dashur kėsaj fjale veni re
Dallo mikun prej armikut vėllau im
Pa dyshim ti e ke kėtė obligim
Njėren dore shtrije pėr paqe ti n'kėtė jetė
Tjetrėn grusht tregoj armikut tė vėrtetė
Ndihmo Zot tė shkelurin nė kėtė botė
I meshirshėm vetem Ti je i Madhi Zote!
Vetėm Ty te
lutem
Vetėm Ty te
lutem i Madhi Perendi
Ben rahmet mbi ne she mbi tėrė kėtė njerzi
All-llahu, All-llahu, All-llahu,All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Prej atė ditė
qė u linda unė nė kėte dunja
Balli im ne sexhde ēdo ditė mė ka ra
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Me gjithė
qenien time unė Ty tė besoj
Pejgamber dėrgove tė gjithė i pranoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Vėtem Ty tė
lutem e Ty t'adhuroj
Ditet e Bajramit me gėzim i festoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Prano agjėrimin
i Madhi All-llah
Vetėm nė Ty shresoj e ska tjeter Allah
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Te gjithė sa
vllezėr tė vuajtur ka Zot nė kėtė botė
Me plot durim presim ndihmėn tėnde o Zotė
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Ti
gjithmeshirueshėm Rrahmaninn-Rrahim
Ditet e Bajramit pėr ne bėni gėzim
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Jem urdhruar
Jem urdhruar te
dėgjojme
Ne mėshir tė Zotit tė shpresojm
Zoti njė ėshtė ska dyshim
Allah, Allah ja Alim
Porosin e kemi
ne
Qe ta ruajm kėtė fe
Na e meso Zotė tė dim
Allah, Allah ja Alim
Shumė dėshira
kemi n'jetė
Pak tė mendojm pėr ahiret
Gjithēka nė botė pėrfundim ka
La ilahil-llah-llah
Shiko qiellin,
vėlla pėrjetė
Bindu nė Zotin e vėrtetė
Toke e qiell i ka kriju
La ilahil-llah-llah.
Jemi
Shqiptare musliman
Ne jemi
shqiptar dhe jemi me fe
Nuk ka popull ne botė ma tė lumtur se ne
Ne jemi krenar qe jemi musliman
Kemi sunduar botėn gjithe mbanė
Zemerbardhė tė
gatshėm tė gjithė pėr durim
Jem bujar dhe kemi dore pėr pajtim
Ne Kuranin e kemi libėr tė shejtė
Ai na mėson gjithmon tė jemi tė drejt
Pejgamberit ton
me zemer e dojm
Dhe Kuranin natė e ditė e lexojm
Ne gjithė shkencat nė kėtė botė do ti mesojm
Dhe armikut deri ne prag do ti shkojm
Mėmėdhenė tonė
ne duhet ta mbrojm
Dhe prej Zotit ndihmė duhet tė kėrkojm
Atė qė duhet
kurr se harrojm
Kėshtu xhenetin sė bashku tė gjithė e fitojm.
Ēastet e
Bajramit
Ne keto ēaste
tė Bajramit
Buzėqesh fytyra e muslimanit
Sot ka gėzim bota islame
K'non Kur'an e thėrret ezan-e.
Gėzohu, gėzohu
o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
Ramazanin me
plot begatije
E percollem me krenarie
Me ibadet e ziker Zotit
Kalojn ditet e motmotit.
Gėzohu, gėzohu
o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
Gjithė natyra
n'formone tė vete
E madhron Zotin e vetė
Ndryēon hėna, shkėlqen dielli
Feston toke, feston qielli
Gėzohu, gėzohu
o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
N' ēdo shtėpi
tė muslimanit
Shtrohet sofra e Bajramit
Pėrshendet vėllaj vėllan e vete
Uron Bajramin pėr shumė vjete
Gėzohu,
gėzohu o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e.
|